Partizani ka bërë zyrtar emërimin e Mislav Karoglanit në krye të skuadrës. Trajneri kroat ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare dhe është prezantuar para mediave nga presidenti i klubit, Gazment Demi. Marrëveshja tregon se drejtuesit synojnë t’i japin kohë për të ndërtuar një ekip ambicioz.
Karoglan, 44 vjeç, do të përjetojë për herë të parë kampionatin shqiptar. Angazhimi i tij i fundit ishte te Ballkani, në Superligën e Kosovës. Në karrierën e deritanishme, ai ka drejtuar edhe Hajduk Splitin dhe NK Istrën në Kroaci, si dhe Sheriff Tiraspolin në Moldavi, përfshirë në kompeticionet europiane.
Të lidhura
None found
Njoftimin për marrëveshjen e ka publikuar vetë Partizani në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se Karoglan do të zhvillojë sot seancën e parë stërvitore. Anëtarët e tjerë të stafit do t’i bashkohen ekipit gjatë ditëve në vijim.





