Formacionet zyrtare të Malishevës dhe Prishtinës për ndeshjen e javës së nëntë të Albi Mall Superligës së Kosovës janë bërë publike.
Të lidhura
None found
Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje zhvillohet në stadiumin Liman Gegaj, ku vendasit presin kryeqytetasit. Përballja nis në orën 14:00.
Malisheva, e drejtuar përkohësisht nga Kastriot Rexha, kërkon fitoren para tifozëve të saj për të marrë e vetme kreun e tabelës. Aktualisht, ajo ka pikë të barabarta me Prishtinën.
Prishtina e Orges Shehit ka një ndeshje më pak dhe ende nuk ka pësuar humbje këtë sezon. Pas barazimit të vetëm, të regjistruar në javën e fundit, skuadra synon të fitojë dhe të shkëputet e vetme në krye të renditjes.
Të dy trajnerët kanë përzgjedhur formacionet më të mira të mundshme për këtë takim.
Malisheva: Avdyli; Pira, Kryeziu, Skovagaard, Bajraktari; Ferati, Ndjigi; Isgandarli, Xhylani, Uka; Ibishi;
Prishtina: Iljazi; Bytyqi, Halili, Poçi, Saletic; Zeqiri, Llugiqi; Selmani, Krasniqi, Diatta; Kryeziu;






