Klubi i Egnatias ka reaguar menjëherë pasi UEFA vendosi që ndeshja ndaj Midtjyllandit të zhvendoset nga “Air Albania” në “Elbasan Arena”, për shkak të protestave masive studentore në Tiranë.
Kampionët e Shqipërisë publikuan në rrjetet sociale një imazh të frymëzuar nga rruga legjendare “Egnatia”, ku shfaqen katër prej figurave kryesore të skuadrës: kapiteni Albano Aleksi, Eneo Bitri, Guillem Jaime dhe Alessandro Albanese.
Të lidhura
None found
Takimi me Midtjyllandin zhvillohet në kuadër të fazës së grupeve të Conference League. Për Egnatian, kjo përballje shënon sot debutimin historik në Kupat e Europës.





