Pensionet e ulëta të gjyshërve, vështirësitë ekonomike dhe largimi i kushërinjve jashtë vendit janë arsyet që një gjimnazist i Shkollës Teknike Ekonomike në Tiranë, renditi për pjesëmarrjen e tij në protestën e të rinjve.
Ai ia shpjegoi motivet gazetarit të News24, Klevis Muka.
Të lidhura
None found
Sipas nxënësit, secili prej gjyshërve të tij përfiton 15 mijë lekë pension. Ai tregoi gjithashtu se, asnjë nga kushërinjtë e tij nuk ndodhet këtu, pasi të gjithë janë jashtë vendit.
Gjimnazisti ngriti edhe pretendimin se drejtuesit e shkollës ua kishin ndaluar nxënësve largimin nga mësimi për t’iu bashkuar protestës.
Ai tha se drejtoresha i kishte mbajtur me forcë brenda shkollës dhe se asnjë nxënësi nuk i ishte dhënë leje të dilte nga mësimi.
Megjithatë, sipas tij, vetëm 10 nxënës kishin arritur të largoheshin.







