Komisioni për Komunitete miraton ndryshimet në ligjin kundër pastrimit të parave

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka votuar pro Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, duke e shqyrtuar atë në kuadër të të drejtave dhe interesave të komuniteteve.

Të lidhura

None found

Gjatë mbledhjes, kryetari i komisionit, Fahrush Rexhepi, bëri të ditur se është pranuar raporti i Komisionit Funksional për Buxhet, i cili përfshin 12 amendamente.

“Ne kemi marrë raportin nga Komisioni Funksional për Buxhet, ky raport ka 12 amendamente”, deklaroi Rexhepi.

Ndërkohë, diskutimi për fushëveprimin e Komisionit dhe Planin e Punës për sesionin vjeshtor 2026 është lënë për mbledhjen e ardhshme.


Shtuar më 15.10.2026 10:31