Zyra e delegacionit të BE në Shqipëri ka reaguar në lidhje me protestat e të rinjve, të cilat prej tre ditësh kanë shkaktuar kaos dhe tension në Tiranë.
Në reagim, zyra e BE u bën thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune.
Të lidhura
None found
Delegacioni i BE thotë se dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime.
“Dhuna nuk ka vend në demokraci. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore”, thuhet ne reagim.
Reagimi i zyrës së BE:
Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.
U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune.
Dhuna nuk ka vend në demokraci.
Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.
Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime.








