Hoxha: Përgjegjësia për mbeturinat në Kumanovë i takon pushtetit vendor

Ministri i Mjedisit, Muhamet Hoxha, sqaroi dje se legjislacioni në vend ia ngarkon drejtpërdrejt vetëqeverisjes lokale përgjegjësinë për mbledhjen, transportimin dhe asgjësimin e mbeturinave. Ai foli në seancën kushtuar pyetjeve të opozitës, pasi deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski, ngriti çështjen e deponisë së Krastës në Kumanovë dhe të asgjësimit të mbeturinave.

Të lidhura

None found

Për Kumanovën, Hoxha bëri të ditur se po zhvillohet procedura për të përzgjedhur kompaninë që do të ndërtojë një qendër rajonale për mbledhjen e mbeturinave. Sipas ministrit, ky projekt mbështetet financiarisht nga BE-ja nëpërmjet fondeve IPA, ndërsa Ministria nuk ka përfshirje të drejtpërdrejtë.

Duke iu referuar të dhënave më të fundit që disponon Ministria, ai njoftoi se procedurat vijojnë ende dhe se vendimi përfundimtar pritet së shpejti. Hoxha shprehu shpresën që përfundimi të jetë pozitiv, të përzgjidhet kompania dhe operatori të nisë së shpejti ndërtimin e qendrës rajonale të mbledhjes së mbeturinave, e cila do të vendoset në Shën Nikollë.