Rikthimi i Cristiano Ronaldos në përfaqësuesen portugeze është dëshira e të gjithë ekipit, sipas Vitinhas. Mesfushori i Paris Saint-Germainit dhe i Portugalisë u shpreh me shpresë se mosmarrëveshjet do të marrin fund sa më shpejt dhe situata do të zgjidhet në mënyrën më të mirë.
Të lidhura
None found
Reagimi i tij vjen pas largimit të Ronaldos nga grumbullimi i kombëtares gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar dhe përplasjes së sulmuesit me trajnerin Jorge Jesus.
Duke folur për atë periudhë, Vitinha e cilësoi grumbullimin si kaotik dhe me ngarkesë të madhe emocionale. Ai theksoi se, nga ana e tij, dëshiron vetëm që kjo çështje të marrë zgjidhjen më të mirë të mundshme.
Mesfushori përsëriti shpresën që Ronaldo të bashkohet sërish me përfaqësuesen dhe gjithçka të mbyllet pozitivisht, duke nënvizuar se këtë dëshirë e ndajnë të gjithë brenda skuadrës.
Ronaldo, 41 vjeç, i paraqiti arsyet e largimit nga grumbullimi i Portugalisë përmes një reagimi të gjatë të publikuar prej tij. Sulmuesi i Al-Nassr shpjegoi se shkaku kryesor ishte mosdakordësia me Jorge Jesus për kohën që do të aktivizohej në fushë.
Edhe pse Ronaldo ka kërkuar falje, Federata Portugeze e Futbollit ka vendosur pezullimin e tij të përkohshëm.
Në varësi të vendimit përfundimtar që do të marrin autoritetet përkatëse, ai mund të përballet me një dënim nga një deri në gjashtë muaj, krahas një gjobe të konsiderueshme.




