Kayserispor triumfoi 0-4 në transfertë ndaj Antalyasporit, në takimin e javës së 10-të të Ligës së Parë turke.
Taulant Seferi ishte një nga protagonistët kryesorë të kësaj fitoreje, duke realizuar dy prej golave të skuadrës së tij.
Të lidhura
None found
Sulmuesi shqiptar zhbllokoi serinë personale në minutën e 24-t, kur përfitoi nga një aksion në zonë dhe goditi fuqishëm për ta dërguar topin në rrjetë.
Seferi u shfaq sërish në minutën e 53-të. Pasi mori topin nën kontroll, ai kaloi edhe portierin kundërshtar dhe e pati të lehtë ta dërgonte topin në portën e boshatisur.
Me këto dy realizime, lojtari nga Kumanova e çoi në 9 numrin e golave të shënuar, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer në Turqi.




