Vinicius Junior do të qëndrojë jashtë fushave për katër ndeshje, pasi u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e Real Madridit ndaj Villarrealit.
Të lidhura
None found
Braziliani realizoi gol kundër Villarrealit, por gjatë të njëjtit aksion kapi për flokësh një lojtar kundërshtar. Pas ndërhyrjes së VAR-it, gjyqtari ndryshoi vendimin dhe e përjashtoi atë nga loja.
La Liga ka vendosur ta dënojë sulmuesin madrilen me katër takime pezullim për veprimin e tij.
Si rrjedhojë, Vinicius nuk do të jetë në dispozicion të Real Madridit në ndeshjen e rëndësishme ndaj Barcelonës në “Camp Nou”. Ai do të mungojë gjithashtu kundër Sevillës, Racing Club dhe Valencias.
Klubi madrilen pritet ta apelojë vendimin, megjithëse, bazuar në mënyrën se si zhvillohen zakonisht këto raste, mundësitë për sukses në “përballjen ligjore” konsiderohen të ulëta.
Real Madridi ndodhet gjashtë pikë pas Barcelonës në renditje dhe për këtë arsye i nevojitet patjetër fitorja e plotë në “El Clasico”, që do të luhet pas dy javësh.





