Dukagjini mposht Vushtrrinë, Basri vendos fatin e takimit

Dukagjini ka marrë tri pikët në shtëpi, pasi në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës triumfoi 1-0 ndaj Vushtrrisë.

Të lidhura

None found

Ekipi nga Klina ishte më kërkues dhe paraqiti lojë më të mirë gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes.

Golin e fitores e shënoi Elton Basri, pas asistimit të Iljasa Zulfijes në minutën e 10-të, duke u kthyer në figurën kryesore të sfidës.

Vendasit krijuan edhe mundësi të tjera për të shënuar, por nuk arritën t’i konkretizonin.

Vushtrria u përpoq të rrezikonte përmes kundërsulmeve, mirëpo asnjë prej tyre nuk solli rezultat.

Pas kësaj fitoreje, Dukagjini renditet i treti me 16 pikë, tri më pak se liderët Malisheva dhe Prishtina. Vushtrria mbetet në fund të tabelës me tre pikë.


Shtuar më 14.10.2026 19:57