Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, takoi një delegacion të përfaqësueseve të strehimoreve në Kosovë.
Gjatë takimit, ajo çmoi angazhimin e strehimoreve për mbrojtjen e grave, krijimin e sigurisë për to dhe ndihmën që u ofrohet në procesin e riintegrimit në shoqëri.
Të lidhura
None found
Shiroka-Pula deklaroi se parandalimi dhe trajtimi i dhunës ndaj grave, si dhe ruajtja e dinjitetit të tyre, kërkojnë përgjegjësi të përbashkët nga institucionet dhe shoqëria. Ajo nënvizoi se asnjë grua nuk duhet të mbetet e vetme përballë dhunës apo vështirësive.
Presidentja u interesua për problemet dhe nevojat konkrete të strehimoreve, ndërsa diskutoi edhe për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit me institucionet. Sipas saj, shërbimet për gratë që përballen me dhunë duhet të jenë të qëndrueshme, të qasshme dhe efektive.
Shiroka-Pula shprehu gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin me përfaqësueset e strehimoreve, për të shqyrtuar mundësitë e mbështetjes së veprimtarisë së tyre dhe për të trajtuar çështjet që kërkojnë ndërhyrje institucionale.






