Protesta e nisur që në orët e para të mëngjesit vijon ende dhe pritet të zgjasë.
Pas largimit nga Ministria e Arsimit, studentët e kanë zhvendosur tubimin drejt Ministrisë së Financave dhe KQZ-së. Protestuesit kanë hyrë në ambientet e këtyre institucioneve, ndërsa prej tyre kanë nxjerrë edhe disa karrige, tavolina e objekte të tjera.
Të lidhura
None found
Gjatë marshimit janë dëgjuar vazhdimisht thirrje për dorëheqje. Në zhvillim e sipër, protestuesit i kanë vënë zjarrin godinës së Ministrisë së Financave, ndërsa forcat e rendit po monitorojnë lëvizjet e turmës dhe po përshtatin masat e sigurisë në kryeqytet.







