Një foshnje në Kosovë ka lindur me antitrupa kundër Covid-19 nga nëna, e cila ishte e vaksinuar kundër sëmundjes.
Pasi erdhi në jetë në Spitalin Amerikan në Kosovë foshnja është testuar dhe ka rezultuar pozitive me antitrupa kundër virusit.
Lajmin e ka dhënë nëna e saj Gresa Elezi në një postim në Facebook.
“Faleminderit Dr Göksu Göç qe me perkushtim dhe profesionalizem vajza ime dhe une jemi ndjere te sigurta te duart tuaja. Sot jam edhe me e lumtur qe me vaksinimin tim gjate shtatezanise, vajza eshte plotesisht e mbrojtur ndaj Covid-19” shkruan ajo.
“Çdo kush mund të vaksinohet, ju rekomandoj të gjithë shtatzënat të vaksinohen. Siç e shihni edhe tek foshnjat e juaja do të prodhojë antitrupa, edhe ato do të jenë të mbrojtura falë jush!” shkruan gjinekologu./Express