Protesta studentore, që vijon për të dytën ditë radhazi, është përshkallëzuar, ku të rinjtë i kanë vënë flakën filialit të “IuteCredit” në rrugën e Durrësit që sulmuan një ditë më parë, ndërsa flakët kanë marrë përmasa të mëdha.
Po ashtu, ata kanë sulmuar me gurë edhe dyqane të tjera përreth.
Të lidhura
None found
Kujtojmë që protesta e sotme, është shoqëruar gjatë gjithë kohës me tensione dhe përplasje mes studentëve dhe efektivëve të policisë.
LEXO EDHE: VIDEO/ Mes qindra dyqaneve, përse studentët dogjën vetëm zyrat e iuteCredit?!
Të rinjtë kanë shkulur sërish kangjellat, sulmuan ministrinë e Arsimit, ndërsa hynë edhe në katin e parë duke ndezur një zjarr.
Nga ana tjetër, policia i ka shënjestruar të rinjtë me gaz lotsjellës dhe me ujë vazhdimisht.







