Këtë të mërkurë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, ka zbritur në terren te protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit.
Përplasjet e të rinjve me forcat e policisë janë përshkallëzuar, teksa ata kanë hedhur gurë drejt forcave të policisë dhe këta i janë përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.
Të lidhura
None found
Sakaq, është kërkuar dhe ardhja e një ambulance sepse mesa duket ka të lënduar nga përplasjet.
Efektivët tashmë janë në aksion, janë vendosur në një kordon dhe po përpiqen të shpërndajnë protestuesit.
Studentët nga ana tjetër nuk dorëzohen, duke rezistuar akoma më tepër. Policët po hedhin ujë me kimikate edhe ndaj gazetarëve, që po raportojnë protestën.
Në terren po zbret edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, për të dhënë direktivat e duhura.
Studentët janë shprehur se ndodhen në rrugë, pasi nuk pajtohen me kushtet me të cilat jetojnë, teksa theksojnë se të jetosh në Tiranë është një sfidë e madhe më vete.







