Përpara Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, Fadil Geci, vëllai i Gani Gecit, ka folur për gazetarët ndërsa në Gjykatën Themelore po zhvillohej seanca ndaj ish-deputetit, i cili dyshohet se ka kanosur gazetarin Lirim Mehmetaj.
Të lidhura
None found
Ai deklaroi se familja e tij është shtetformuese dhe asnjëherë nuk ka qenë shtetpërfituese. “Jemi familje shtetformuese, nuk jemi shtetpërfituese. Krejt luftën tonë prej fillimit e kemi bërë për shtetin tonë, për ta mbrojtur Kushtetutën e Kaçanikut, dhe për ata jemi këtu sot, në atë drejtim do të punojmë deri të vdesim,” tha Geci.
Ai shtoi se të gjitha vuajtjet e tyre i kanë bërë për shtetin. “E duam shtetin,” përfundoi Fadil Geci.





