Protestuesit nuk kanë pranuar në mesin e tyre sot deputetë dhe eksponentë të Partisë Demokratike. Të rinjtë kanë qenë të irrituar nga prania e deputetit të PD Edi Paloka.
Ata i kanë kërkuar Palokës të largohet nga protesta e tyre.
Të lidhura
None found
Paloka fillimisht ka kundërshtuar, por studentët dhe të rinjtë kanë qenë të vendosur për ikjen e tij nga rruga, duke e quajtur deputet i krimit.
Ata e kanë goditur deputetin edhe me ujë dhe shishe.





