Viktor Buzhala është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, e cila udhëhiqet nga Xhelal Sveçla.
Të lidhura
None found
Vendimi është bërë publik të mërkurën, më 14 tetor, përmes një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit.
Sipas njoftimit, emërimi është bërë nga kryeministri Albin Kurti, i cili e ka përgëzuar Buzhalën për përgjegjësinë e re dhe i ka uruar sukses në detyrën e tij.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Viktor Buzhala në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kryeministri Kurti e uroi z. Buzhala për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.





