Kush është Yamal?” – Fjalët e Leminas kthehen në ironi, ylli i Barcelonës hesht me lojën e tij

Mario Lemina, mesfushori i Galatasarayt, kishte deklaruar para përballjes me Barcelonën se nuk e njihte Lamine Yamalin, duke theksuar se njihte vetëm Leroy Sanen. Megjithatë, pas takimit, kjo deklaratë u kthye në bumerang për lojtarin.

Barcelona arriti fitore bindëse në transfertë ndaj Galatasarayt me shifrat 4-1, ndërsa protagonist kryesor ishte pikërisht Yamal, i cili dhuroi dy asistime dhe mori vlerësimin si “Lojtari i ndeshjes”.

Të lidhura

None found

Pas duelit, Yamal u pyet për fjalët e mëparshme të Leminas. Përgjigjja e talentit të ri tërhoqi vëmendjen e mediave, ndërsa shtypi spanjoll e trajtoi gjerësisht këtë çështje në ballina.

Një gazetar spanjoll e takoi Yamalin në zonën e daljes dhe i kujtoi deklaratën e Leminas, duke i thënë se tani padyshim që e njeh atë. Yamal reagoi me buzëqeshje, një moment që u bë shpejt viral.

E përditshmja sportive spanjolle Marca i kushtoi gjithashtu hapësirë shkëmbimit verbal mes dy futbollistëve pas ndeshjes, me një titull domethënës: “Mario Lemina tani e di kush është Lamine Yamal”.

Gjatë takimit pati edhe momente tensioni mes Yamal dhe Lemina, ku kamerat kapën shkëmbime fjalësh mes tyre në fushë.

Sidoqoftë, pas vërshëllimës së fundit, tensioni u shua kur të dy futbollistët shtrënguan duart, duke lënë pas çdo polemikë.