Mbetje njerëzore zbulohen në Shipol, dyshime se janë të një viktime të luftës

Në varrezat e fshatit Shipol, në Mitrovicë, janë zbuluar mbetje eshtërore njerëzore gjatë hetimeve për personat e zhdukur në luftën e viteve 1998-1999.

Të lidhura

None found

Policia njoftoi se Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, zbatoi urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special. Urdhëresa parashihte zhvarrosjen, autopsinë dhe identifikimin.

Gjatë punës në terren u gjetën mbetje eshtërore, që dyshohet se i përkasin një viktime mashkull me nacionalitet kosovar.

Mbetjet u morën nga vendi i gjetjes dhe u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhen ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme për identifikim.


Shtuar më 14.10.2026 09:57