Dëmtimet mankth për Deulofeun, spanjolli humb sezonin

Dëmtimet janë kthyer në një shqetësim të madh për Gerard Deulofeu. Lojtari i Watford në sfidën e fundit ndaj Liverpool këputi ligamentin e gjurit dhe për këtë arsye e ka mbyllur tashmë sezonin, ndërkohë që rikthimi i tij në fushën e lojës nuk pritet të ndodhë përpara muajit tetor.

25-vjeçari i formuar në akademinë e Barcelonës, konsiderohej disa vite më parë si një talent i madh i futbollit spanjoll, madje nuk mungonin edhe krahasimet me disa nga yjet më të mëdhenj te katalanasit, por dëmtimet e shumta që e kanë shoqeruar, janë bërë pengesë kryesore në karrierën e tij.

Deulofeu u bashkua me Watford në verën e vitit 2018 për 13 milionë euro nga Barcelona ndërkohë që ai ka shënuar 17 gola në 70 takime të luajtura me anglezët.


Shtuar 3.03.2020 12:56