Partizani kërkon pasuesin e Bratu, në krye të listës kroati Mislav Karoglan me përvojë edhe në Superligë

Mislav Karoglan po shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Partizanit. Sipas mediave, kërkimet e të kuqve janë orientuar kryesisht nga Kroacia, ku emri i tij është përmendur si alternativa më e mundshme për pankinën e “Demave të Kuq”. Klubi ka nisur të kërkojë trajnerin e ri një ditë pasi njoftoi shkarkimin e Florin Bratu.

Të lidhura

None found

Në karrierën e tij, Karoglan ka drejtuar klube të njohura evropiane, mes të cilave Hajduk Split, Istra dhe Sheriff Tiraspol. Përveç këtyre angazhimeve, kroati vjen edhe me një përvojë të fundit në Superligën e Kosovës.

Ai mori drejtimin e Ballkanit më 25 nëntor të vitit të kaluar dhe qëndroi në detyrë deri më 26 gusht. Largimi i tij erdhi për arsye personale, dy javë pasi kishte filluar kampionati.

Deri në përzgjedhjen e pasuesit të Florin Bratu nga drejtuesit, pankina e Partizanit i është besuar përkohësisht Alfred Deliallisit. Bratu kaloi periudhën më të vështirë në krye të të kuqve, me një bilanc zhgënjyes prej 4 humbjesh, 1 barazimi dhe një fitoreje.


Shtuar më 13.10.2026 08:27