Zbrazën karikatorët në ajër për ditëlindjen e “shefes”, pezullohen 4 efektivë policie në Lezhë

4 efektivë të policë Lezhë janë pezulluar nga puna pasi zgjodhën mënyrën e gabuar për të festuar ditëlindjen e shefes së tyre duke zbrazur pistoletat e tyre në ajër mbrëmjen e djeshme.

Pasi pamjet nga “festa” e tyre u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, drejtoria vendore e policisë Lezhë vendosi pezullimin e 4 efektivëve që
shfaqen në video.

Ata kanë qëlluar me armët e shërbimeve në ajër dhe në kundërshtim me ligjin.

Ndaj tyre ka nisur hetim disiplinore dhe SHÇBA ka nisur hetim penal ndaj tyre.


Shtuar 25.03.2021 11:31