Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se çështja e pranimit të refugjatëve afganë, përveç aspektit të solidaritetit humanist, është edhe i dimensionit të aleancës me SHBA-në.
Kurti tha për pranimin e afganëve, se qeveria prej një muaji po diskuton me SHBA-të në për të përgatitur në aspektin organizativ e strategjik, për strehimin e tyre.
“Qytetarët kudo në botë, jo vetëm që meritojnë, por edhe ju takon demokracia. Shpresojmë më të mirën për qytetarët e Afganistanit. Ka një muaj që Qeveria është në kontakt të rregullt me SHBA-në për të përgatitur në aspektin organizativ e strategjik, strehimin e një numri të refugjatëve afganë”, deklaroi Kurti./albeu.com