VIDEO/ Vallja e Osman Takës shpallet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë

Vallja e Osman Takës tashmë është pjesë e Listës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë.

Njoftimin e bëri ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja. Vendimin e përshëndeti edhe kryeministri Edi Rama, i cili e vlerësoi vallen si një shfaqje të rëndësishme të identitetit dhe traditës çame.

Të lidhura

None found

“Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë”, shkroi Rama.

Sipas kryeministrit, kjo valle ruan dhe përcjell ndër breza historinë, krenarinë dhe qëndresën e traditës çame. “Simbol i identitetit çam, kjo valle mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të përcjellë ndër breza”, u shpreh ai.

E lidhur me figurën e Osman Takës nga Konispoli, vallja dallohet për lëvizjet e saj të fuqishme dhe elegante. Interpretimi i saj shpreh trimërinë, sakrificën, solidaritetin dhe shpirtin e lirë.

Regjistrimi në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale synon njohjen, mbrojtjen dhe transmetimin e kësaj tradite te brezat e ardhshëm.


Shtuar më 8.10.2026 18:20