Roma i vihet pas futbollistit shqiptar, Mustafi mund të jetë përzgjedhja e re e Murinjos

Shkodran Mustafi është shqiptari që po kërkohet më së shumti për t’u bashkuar më Romën.

Pas rënies së tezës së Granit Xhakës, verdhekuqtë I janë vënë pas Mustafit, i cili për momentin nuk ka firmosur me asnjë ekip.

Zhoze Murinjo është i vendosur për të afruar një futbollist shqiptar siç është Shkodran Mustafi tek Roma.

29-vjeçari është lojtar i lirë që pas eksperiencës jo të mirë që kaloi më Shalken në Bundesliga duke rënë dhe nga kategoria. Roma është vënë pas një mbrojtësi të katërt që pas largimit të Lupertos tek Empoli.

Emri i Mustafit është vënë përkrah Ruganit të Juves dhe një ish-interisti si Huan Zhesuz. Nuk dihet nëse Mustafi do të jetë zgjedhje e Murinjos, por tekniku portugez është fiksuar që të afroje një futbollist shqiptar në skuadër./albeu.com/


Shtuar 16.08.2021 20:03