Schuebel dhe Rizvanolli shqyrtojnë mbështetjen e BE-së për tranzicionin drejt energjisë së pastër

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, zhvilloi një takim me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ku në fokus ishte bashkëpunimi mes palëve dhe projektet e përbashkëta.

Të lidhura

None found

Sipas Zyrës së BE-së, gjatë bisedës u diskutua edhe mbështetja që Kosova po merr për kalimin drejt energjisë së pastër. Kjo ndihmë realizohet përmes projekteve të financuara nga IPA, si dhe reformave të lidhura me Planin e Rritjes dhe mbështetjen financiare përkatëse.

Schuebel bëri të ditur se palët trajtuan gjithashtu zbatimin e suksesshëm të Pakos së BE-së për Mbështetje Energjetike, nga e cila kanë përfituar më shumë se 200,000 familje dhe 154 biznese.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian vijon të jetë partneri më i besueshëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së.


Shtuar më 7.10.2026 17:42