Policia greke ka shkatërruar një rrjet droge në Greqi dhe ka arrestuar 5 shqiptare dhe një grua greke, informon albeu.com.
Mediat greke shkruajnë se janë sekuestruar 65 kg kanabis.
Operacioni policor u zhvillua në zonën e Kastorisë mëngjesin e 15 gushtit. Policia ndaloi makinën e një 29-vjeçari shqiptar dhe gjeti lëndën narkotike në 4 çanta udhëtimi. Lënda narkotike ishte në formën e çokollatës. Më pas kanë rënë në gjurmët e anëtarëve të tjerë dhe i kanë arrestuar.
Operacioni u krye nga oficerë policie të Prokurorisë së Drogës në Kastoria dhe Ekipit të Luftës kundër Krimit Ndërkufitar të Departamentit të Rojës Kufitare të Mesopotamisë.
Të arrestuarit u dërguan në prokurorinë e Kastorisë./albeu.com