Rusia sulmon Ukrainën me 205 dronë gjatë natës, raportohen goditje në 13 zona

Një valë sulmesh ruse me 205 dronë u drejtua ndaj Ukrainës, duke nisur mbrëmjen e së dielës dhe vijuar gjatë gjithë natës. Sipas të dhënave paraprake të Forcave Ajrore ukrainase, mbrojtja ajrore ka rrëzuar ose neutralizuar 172 prej tyre.

Të lidhura

None found

Operacioni nisi rreth orës 18:00 sipas kohës lokale. Autoritetet ukrainase raportojnë se Rusia përdori dronë të modeleve Shahed, Gerbera dhe Banderol/Dan-T, krahas mjeteve të projektuara për të çorientuar sistemet e mbrojtjes ajrore, të identifikuara si Parody.

Në mesin e mjeteve të përfshira në sulm ndodheshin edhe 49 dronë me motor reaktiv. Për t’i bërë ballë ofensivës u vunë në veprim forcat ajrore, njësitë e mbrojtjes kundërajrore, grupet e luftës elektronike dhe ekipet e lëvizshme të zjarrit.

Goditje janë evidentuar në 13 zona, ndërsa pjesë të mjeteve ajrore të rrëzuara kanë rënë në tre zona të tjera. Deri tani nuk është publikuar një bilanc i plotë për dëmet apo viktimat, pasi autoritetet po vijojnë të shqyrtojnë pasojat e sulmit.


Shtuar më 5.10.2026 09:03

sultanbeyli escortjojobettipobetVaycasinoCasino welcome bonusjojobetmarsbahisesbetjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahiskingroyalsekabet girişsekabetjojobet girişbahsegelmarsbahis