Gjatë orëve të para të ditës së sotme, një biznesi në Durrës i është vënë lëndë eksplozive, e cila nuk ka shpërthyer.
Për identifikimin dhe kapjen e autorëve është ngitur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, strukturat e DVP Durrës dhe nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak.
Më datë 16.08.2021, rreth orës 03:15, persona ende të paidentifikuar, janë futur në një subjekt (firmë për prodhimin e lëndeve ndërtuese) në lagjen nr.14, Durrës, me adminstrator shtetasin Mihail Lazarov, dhe kanë vendosur një sasi të dyshuar lënde eksplozive e cila nuk ka shpërthyer.
Pas sigurimit të vendit të ngjarjes nga shërbimet Policisë, Forcat Xheniere kanë realizuar çmontimin e lëndës shpërthyese.
Është ngitur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, strukturat e DVP Durrës dhe nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com