Humbja në Parlament rrit mundësinë e zgjedhjeve të reja në Spanjë, Pedro Sanchez vendos deri të hënën

Qeveria e kryeministrit Pedro Sanchez pësoi një goditje në Parlamentin spanjoll, pasi deputetët rrëzuan dy dekretet emergjente të hartuara për krizën e strehimit. Ky zhvillim ka rritur mundësinë që Spanja të shkojë në zgjedhje të reja këtë vjeshtë.

Të lidhura

None found

Njëri prej dekreteve u kundërshtua me 178 vota, përkundrejt 172 votave pro, ndërsa tjetri mori 184 vota kundër dhe 166 në favor. Pas rezultatit, presioni ndaj Sanchez për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme është shtuar, ndërsa 29 nëntori përmendet si një datë e mundshme. Mediat spanjolle raportojnë se kryeministri pritet të vendosë për këtë çështje deri të hënën.

Protestat për strehimin vijojnë ndërkohë në Madrid, ku mijëra persona janë mbledhur në sheshin Puerta del Sol. Komiteti i qiramarrësve, organizator i tubimeve, ka njoftuar manifestime më 3 tetor në kryeqytet dhe në 22 qytete të tjera të Spanjës.

Gjatë debatit parlamentar, Sanchez i mbrojti masat e propozuara duke deklaruar se ato nuk kishin “asnjë ekstremizëm”. Ai u kërkoi deputetëve të merrnin parasysh vështirësitë e familjeve që po përballen me rritjen e qirave. Partia Popullore, që përfaqëson forcën kryesore opozitare, kundërshtoi këtë qasje, duke thënë se kriza nuk zgjidhet përmes dekreteve, por përmes ndërtimit të banesave të reja.

Sipas autoriteteve spanjolle, dekretet parashikonin masa kundër spekulimeve në tregun e pasurive të paluajtshme, rritjes së qirave turistike dhe dëbimit të personave në nevojë nga banesat. Një prej propozimeve më të debatueshme ishte zgjatja automatike dhe pa afat e kontratave të qirasë.


Shtuar më 2.10.2026 22:15

sultanbeyli escortjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelzbahissekabetstarzbetholiganbetjojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio güncel