Hamza: Fillimisht duhet të miratohet ligji për Gjykatën Speciale, më pas diskutojmë për presidentin

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se deri tani nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai nuk e përjashtoi mundësinë që bisedimet mes palëve të vijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Të lidhura

None found

“Do të njoftojmë kur të kemi marrëveshje. Ka mundësi që takimet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, u shpreh Hamza.

Sipas tij, në takimin me Kurtin u trajtuan zhvillimet e procesit në Hagë, aktgjykimi i Dhomave të Specializuara dhe domosdoshmëria e miratimit të ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Speciale.

Hamza theksoi se për PDK-në, miratimi i ligjit për gjykatën përbën hapin e parë përpara se të nisë diskutimi për zgjedhjen e presidentit.

“Në takim u diskutua për procesin që po zhvillohet në Hagë, aktgjykimin e gjykatës, si dhe nevojën që Kuvendi i Republikës të miratojë ligjin për gjykatën. U diskutua edhe për zgjedhjen e presidentit. E dini se për PDK-në është e nevojshme të miratohet ligji dhe vetëm më pas jemi të gatshëm të diskutojmë për presidentin, me qëllim që vendi të ketë president”, deklaroi ai.


Shtuar më 2.10.2026 19:05

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalmadridbet girişmadridbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetholiganbetjojobetjojobet girişhuhubet