Kush është Csaba Laszlo, trajneri i ri i Vllaznisë që është shpallur dy herë “Trajneri i Vitit” (PROFILI)

Vllaznia ka zyrtarizuar mëngjesin e kësaj të premteje emërimin e Csaba Laszlo si trajnerin e ri të skuadrës. Klubi shkodran e bëri të ditur marrëveshjen përmes një postimi në rrjetet sociale, ku rumuno-hungarezi shfaqej krah presidentit Alban Xhaferi, duke sinjalizuar nisjen e një etape të re për kuqeblutë.

Të lidhura

None found

Trajneri i ri përballet fillimisht me misionin për ta nxjerrë Vllazninë nga situata e vështirë ku ndodhet, përpara se të synojë objektiva më të mëdha. Për këtë arsye, pyetja që shtrohet nga tifozët shkodranë dhe ndjekësit e futbollit është: kush është Csaba Laszlo?

I lindur në Rumani dhe me origjinë hungareze, Laszlo ka ndërtuar një karrierë të rëndësishme në futbollin ndërkombëtar. Ai është vlerësuar dy herë me çmimin “Trajneri i Vitit”: në Hungari për sezonin 2003/2004, çmim i akorduar nga Federata hungareze, dhe në sezonin 2008/2009, kur drejtonte Heart, një prej klubeve të njohura në Skoci.

Karrierën si trajner e nisi te Charleroi, ndërsa më pas punoi me MTK Budapest, Dunajska Streda, Dundee United dhe, së fundmi, me Sepsi OSK. Profili i tij karakterizohet nga një qasje interesante dhe pragmatike, ndërsa skema e preferuar është 4-2-3-1.

Eksperienca e akumuluar gjatë karrierës mund ta ndihmojë Laszlon të përballojë pritshmëritë që shoqërojnë detyrën e re në Shkodër. Debutimi i tij do të jetë përballë Dinamos, në stadiumin “Loro Boriçi”. Kjo sfidë në shtëpi mund t’i shërbejë trajnerit për t’u përshtatur sa më shpejt me skuadrën dhe mbështetjen e tifozërisë shkodrane.


Shtuar më 2.10.2026 11:03

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalholiganbetmadridbet girişholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetmadridbetbahsegelHoliganbet GirişMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet