Opozita në RMV kundërshton uljen e pushimit mjekësor nga 7 në 5 ditë

Opozita në Maqedoninë e Veriut kërkon rishikimin e ndryshimeve ligjore që parashikojnë shkurtimin e pushimit mjekësor pa kontroll shtesë, nga 7 në 5 ditë. Autoritetet thonë se synimi është të ndalen keqpërdorimet, ndërsa kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, kritikon se propozimi nuk merr parasysh nevojat reale të qytetarëve.

Të lidhura

None found

Filipçe përmendi si shembull emërimin e drejtorit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, duke thënë se në sistematizim nuk parashikohej që një person me formim në edukatë fizike ta drejtonte institucionin. Ai kundërshtoi gjithashtu shkurtimin e pushimit mjekësor dhe rikujtoi se penjtë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale hiqen në ditën e shtatë.

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, u shpreh se çështja mund të diskutohet dhe se dilemat mund të sqarohen. Sipas tij, procedura administrative është në vijim dhe përgjegjësia për këtë çështje i takon Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

Inspektori i së drejtës së punës, Amir Imeri, tha në emisionin “Gjurmët” në “Alsat” se keqpërdorimi i pushimit mjekësor përbën vepër penale. Ai iu referua nenit 168 të Kodit Penal, sipas të cilit keqpërdorimi i sigurimeve sociale, përfshirë sigurimin shëndetësor, dënohet deri në një vit burg.

Ndryshimet e propozuara parashikojnë që pushimi mjekësor të zgjasë deri në 5 ditë pa iu nënshtruar kontrollit shtesë, ndërsa aktualisht kufiri është 7 ditë.


Shtuar më 1.10.2026 17:55

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisMarsbahis girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişjojobet girişjojobetmadridbet girişbahsegelJojobetMarsbahis Girişjojobet giriş