Lavdie Gradica në protestë: Familjet e dëshmorëve kërkojnë drejtësi, jo privilegje

Lavdie Gradica, vajza e mjekut të vrarë gjatë luftës, Dr. Lec Gradica, ishte një nga folëset në protestën e zhvilluar në sheshin e Prishtinës me moton “Jo në emrin tim”. Tubimi u organizua kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Të lidhura

None found

Gjatë fjalës së saj, Gradica solli në vëmendje rolin e babait në kohë lufte, kur ai u angazhua si mjek në trajtimin e të plagosurve. Ajo foli gjithashtu për kontributin e prindërve të saj gjatë vitit 1998 dhe për ngritjen e Spitalit Ushtarak të Gradicës, ku u mjekuan shumë persona të plagosur.

“Krenaria që ndiej teksa flas para jush për kapitullin më të lavdishëm të historisë sonë shoqërohet me një dhimbje të madhe, sepse edhe pas kaq vitesh nga lufta e lavdishme e UÇK-së, ende duhet t’i bindim të tjerët se bijtë dhe bijat e kësaj toke, të cilët morën armët për të mbrojtur vendin, jetët tona dhe për të sjellë lirinë, janë të pafajshëm”, tha ajo.

Ajo theksoi se Lec Gradica iu përgjigj thirrjes për t’i shërbyer vendit gjatë luftës, duke e cilësuar angazhimin e tij si një mision njëkohësisht human dhe atdhetar.

Gradica rrëfeu se në pranverën e vitit 1998, prindërit e saj qëndruan në Gradicë, ku u ofronin shërbime mjekësore pjesëtarëve të UÇK-së dhe banorëve të asaj zone.

“Babai im shërbeu si mjek gjatë luftës. Ai ishte aty për të shpëtuar të plagosurit, për t’u ardhur në ndihmë njerëzve dhe për t’i shërbyer popullit të vet. Ashtu si shumë njerëz që e donin lirinë dhe si mjek me përkushtim, edhe ai iu përgjigj kushtrimit të atdheut që në ilegalitet, pa u frikësuar”, u shpreh ajo.

Sipas saj, rritja e numrit të të plagosurve dhe nevojat gjithnjë e më të mëdha e shtynë babanë e saj të themelonte Spitalin Ushtarak të Gradicës.

“Kur pa se kërkesat po shtoheshin çdo ditë, babai mori përsipër themelimin e Spitalit Ushtarak të Gradicës, vendi ku u shëruan shumë plagë të luftës për liri”, deklaroi Gradica.

Ajo tha se Lec Gradica vijoi shërbimin në malet e Qyqavicës deri më 24 shtator 1998, kur edhe ra gjatë luftës.

Në fjalimin e saj, Gradica kujtoi edhe nënën dhe dhimbjen e familjes së saj, e cila gjatë luftës humbi dy të afërm.

“Jam rritur me mungesën dhe dhimbjen e një familjeje që humbi babanë. Por njëkohësisht jam rritur me krenarinë se ai zgjodhi të qëndronte pikërisht aty ku Kosova kishte nevojën më të madhe për të”, tha ajo.

Duke folur për aktgjykimin e dhënë në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ajo deklaroi se familjet e dëshmorëve dhe përkrahësit e tyre nuk do të pranojnë që historia e luftës të ndryshohet ose të paraqitet në mënyrë të shtrembëruar.

“Fakti që në Hagë janë dënuar njerëz që janë pjesë e historisë së luftës së UÇK-së na bën të qartë se nuk do të lejojmë që ky aktgjykim të legjitimohet dhe që historia jonë të rishkruhet apo deformohet. Ne e respektojmë drejtësinë, por drejtësia duhet të jetë e barabartë dhe e drejtë”, tha ajo.

Gradica iu drejtua edhe ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, duke u përcjellë mesazhin se mbështetja e tyre vazhdon të jetë e madhe.

“Nga ky shesh dua t’u them sot atyre që ndodhen në Hagë se nuk janë vetëm. Në krah të tyre janë familjet e të rënëve, fëmijët që u rritën pa prindër, mijëra njerëz dhe i gjithë populli liridashës, i cili e kujton luftën e UÇK-së dhe sakrificën shekullore”, deklaroi Gradica.

Në mbyllje, ajo nënvizoi se familjet e dëshmorëve dhe protestuesit nuk po kërkojnë trajtim të privilegjuar apo hakmarrje, por vetëm drejtësi.

“Ne nuk kërkojmë privilegje dhe as hakmarrje. Kërkesa jonë është drejtësia. E kërkojmë në emër të dëshmorëve, për familjet tona dhe për ju që sot prisni drejtësi në Hagë. Drejtësi për çlirimtarët! Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për atdheun!”, përfundoi ajo.


Shtuar më 1.10.2026 17:26

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisMarsbahis girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişjojobet girişjojobetmadridbet girişbahsegelJojobetmarsbahis giriş