Disiplina dënon Vorën me 200 mijë lekë gjobë dhe dy ndeshje pa tifozë, paralajmërohet edhe Arian Bella

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka bërë publike masat e marra për ndeshjet e javës së 5-të të Abissnet Superiores. Vendimi më i rëndë prek KF Vorën, pas përballjes së saj me Skënderbeun.

Të lidhura

None found

Klubi është ndëshkuar me gjobë dhe do të luajë dy takime pa praninë e tifozëve. Paralajmërim ka marrë edhe trajneri Arian Bella, për mosrespektimin e detyrimit për të dhënë intervistën pas ndeshjes.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës:

KF Vora është dënuar për mangësi në garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë dhe pas ndeshjes, si edhe për sjelljen e papërshtatshme të spektatorëve, të cilët hodhën sende në fushë dhe vunë në rrezik sigurinë e zyrtarëve të takimit. Në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, klubi duhet të paguajë 200.000 (dyqind mijë) lekë gjobë dhe të zhvillojë 2 (dy) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

Zyrtari i KF Vora, Arian Bella, është paralajmëruar për mosdaljen në intervistën pas ndeshjes, në shkelje të nenit 77 të Rregullores së Aktivitetit. Sipas nenit 6/1/a të KDE, nëse kjo shkelje ose një tjetër e ngjashme, që lidhet me detyrimet mediatike, përsëritet, ndaj tij do të zbatohen masat disiplinore të parashikuara në Kodin e Disiplinës dhe Etikës dhe në rregulloret e FSHF-së.

Edhe zyrtari i KF Vora, Bazion Tragaj, është ndëshkuar për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe për moszbatimin e vendimit nr. 06, datë 17.09.2026. Në bazë të neneve 14/1/h dhe 29/1/a të KDE, ai është dënuar me 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë gjobë dhe 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet i organizuar nga FSHF.

Periudhës së re të pezullimit do t’i shtohet edhe pjesa e pashlyer e dënimit të përcaktuar në vendimin nr. 06, datë 17.09.2026.

Gjithashtu, në zbatim të nenit 6/5 të KDE, KF Vora mban përgjegjësi solidare për shlyerjen e detyrimeve financiare të zyrtarëve të klubit.

KF Kukësi është dënuar për mosplotësimin e detyrimeve dhe përgjegjësive lidhur me rendin dhe sigurinë gjatë ndeshjes, si dhe për sjelljen e gabuar të tifozëve, të cilët ndezën flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike. Në bazë të neneve 17/1, 17/2/a dhe 17/2/c të KDE, klubi është gjobitur me 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në përputhje me nenin 76/1/a të KDE, gjoba do të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i KF Kukësi, Fundim Dollaku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, është pezulluar për 4 (katër) ndeshje nga aktiviteti, në bazë të nenit 14/1/j të KDE.

Oresti Kasmollari, lojtar i KS Kastrioti, është dënuar me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE.

KF Oriku, për hedhjen e sendeve në fushën e lojës nga spektatorët, është dënuar me 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë gjobë, në bazë të nenit 17/2/b të KDE. Sipas nenit 76/1/a, masa e gjobës zbatohet në masën 50%.

Të njëjtin dënim ka marrë edhe KF Besëlidhja, për sjelljen e gabuar të tifozëve që hodhën sende në fushë. Klubi është gjobitur me 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, ndërsa sipas nenit 76/1/a gjoba aplikohet në masën 50%.

FC Besa është dënuar gjithashtu me 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë gjobë për hedhjen e sendeve në fushën e lojës nga spektatorët. Në bazë të nenit 17/2/b të KDE dhe nenit 76/1/a, gjoba do të zbatohet në masën 50%.

KF Lushnja Vajza është ndëshkuar për braktisjen e ndeshjes së Kampionatit Abissnet Superiore Vajza kundër KF Egnatia Vajza. Në bazë të nenit 16/1 të KDE, klubi duhet të paguajë 100.000 (njëqind mijë) lekë gjobë dhe e humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba aplikohet në masën 3%.

Fadil Meta, lojtar i KF Gramshi, është pezulluar për 2 (dy) ndeshje nga veprimtaritë për sjellje josportive ndaj futbollistëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE.

KF Memaliaj është gjobitur me 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve, të cilët hodhën sende në fushë. Vendimi është marrë në bazë të nenit 17/2/b të KDE, ndërsa në zbatim të nenit 76/1/b gjoba aplikohet në masën 20%.

Santiliano Dule, zyrtar i FK Apolonia U-18, është dënuar me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, pasi hyri në mënyrë të paautorizuar dhe të parregullt në fushën e lojës. Masa është marrë në bazë të nenit 13/2/a të KDE.

Kristiano Halo, zyrtar i FK Partizani U-15, është pezulluar për 4 (katër) ndeshje nga të gjitha veprimtaritë për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE.

Vasil Shupli, lojtar i FC Dinamo City U-18, është dënuar me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, sipas nenit 14/1/h të KDE.

Brendon Shkëmbi, lojtar i KF Vora U-16, është pezulluar për 2 (dy) ndeshje nga veprimtaritë për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE.

Me të njëjtën masë, 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë, është dënuar edhe Gerjon Arbri i Apollo FC U-16, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE.


sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisMarsbahis girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişjojobet girişjojobetmadridbet girişbahsegelJojobetMarsbahis Girişjojobet giriş