Gjatë protestës së mbajtur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, deklaroi se dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale shënon vulën e turpit të drejtësisë ndërkombëtare.
Të lidhura
None found
Ai shtoi se kjo gjykatë po e njollos Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, raporton KosovaPress.
“Dënimi i katër krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, e cila është e gjithkujt përpos e Kosovës, është vula e turpit të drejtësisë ndërkombëtare. Dënimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Sali Mustafës, Pjetër Shalës me 125 vjet, e çon numrin që është dënuar lufta jonë në 627 vjet”, tha ai.
Më tej, Syla kërkoi nga Qeveria e Kosovës miratimin e plotësim-ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara.
“Për gjashtë vjet, ju që udhëhiqni me këtë shtet, nuk e keni kthyer kokën nga ne. Ne nuk kemi dalë në rrugë për kërkesat tona, pasi e kemi pasur vëmendjen tonë te Haga. Vetëm një herë kemi dalë kur ajo gruaja i ka thënë ‘zdravo brate’, apo na vjen votat me i largu veteranët prej pagës minimale. Sot e keni mundësinë ta lani veten. Procedo në Kuvend plotësim-ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe votoni atë”, tha ai.
