Von der Leyen përcjell në “X” mesazhin kryesor për Kosovën pas takimit me Kurtin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të sigurojnë stabilitet institucional pas takimeve të zhvilluara të enjten me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Të lidhura

None found

Pas përfundimit të takimeve, ajo publikoi në platformën “X” mesazhin që ua drejtoi institucioneve të Kosovës.

“Stabiliteti institucional është thelbësor për Kosovën. Ai është baza për gjithçka tjetër”, shkroi von der Leyen.

Sipas saj, institucionet funksionale janë kusht për zbatimin e reformave, zhvillimin ekonomik dhe ecjen përpara të Kosovës drejt integrimit evropian.

“Reformat. Rritjen ekonomike. Dhe përparimin në rrugën drejt integrimit evropian. Kemi parë së fundmi se dialogu ndërmjet partive politike është i mundur. Dhe ju duhet të ndërtoni mbi këtë dialog”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian.

Kjo deklaratë vjen pas një periudhe të gjatë krize politike në Kosovë, e cila ka ndikuar në punën e institucioneve dhe në zhvillimin e proceseve të rëndësishme politike.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Kurti, von der Leyen foli edhe për domosdoshmërinë e përmbylljes së procesit institucional përmes zgjedhjes së presidentit të vendit.

Ajo u kërkoi partive politike të vijojnë komunikimin dhe të angazhohen për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjet institucionale.

Von der Leyen vlerësoi se dialogu i fundit politik tregon se partitë në Kosovë kanë mundësi të bashkëpunojnë, ndërsa ky komunikim duhet të përdoret si pikënisje për tejkalimin e krizës institucionale.

Vizita e presidentes së Komisionit Evropian zhvillohet në një moment të rëndësishëm për Kosovën, ku funksionalizimi i plotë i institucioneve konsiderohet i domosdoshëm për avancimin e reformave dhe të agjendës evropiane të vendit.


sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisMarsbahis girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişjojobet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş