Protesta e sotme në Prishtinë, paralajmërohen kufizime në qarkullim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë masat e nevojshme të sigurisë për protestën që platforma qytetare “Liria ka Emër” do të zhvillojë sot në Prishtinë, në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të lidhura

None found

Tubimi është planifikuar të nisë në orën 16:00 në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa motoja e protestës është “Jo në emrin tim”.

Sipas Policisë, forca dhe njësi të ndryshme do të angazhohen para, gjatë dhe pas protestës për të ruajtur rendin e qetësinë publike dhe për të siguruar zhvillimin normal të tubimit, transmeton “Bota sot”.

Pjesëmarrja në protestë dhe lëvizja e qytetarëve pritet të sjellin, duke nisur nga ora 15:00, kufizime apo ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore.

Përkohësisht do të ndalohet qarkullimi në rrugët “Luan Haradinaj” dhe “Enver Zymeri”.

Policia ka bërë të ditur se, në varësi të situatës dhe kërkesave operative, mund të vendosen kufizime të përkohshme edhe në rrugë të tjera.

Për të orientuar dhe menaxhuar trafikun, do të angazhohen njësi patrulluese, të cilat do të ridrejtojnë automjetet në rrugë alternative nëse do të jetë e nevojshme.

Institucioni policor ka ritheksuar se qytetarët kanë të drejtë të shprehin qëndrimet e tyre përmes tubimeve dhe protestave paqësore.

Ndërkohë, pjesëmarrësve u është kërkuar të zbatojnë ligjet dhe rregullat e qarkullimit rrugor, në mënyrë që protesta të përfundojë e qetë dhe pa incidente.


Shtuar më 1.10.2026 12:50

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş