VIDEO/ Armand Duka uron Ardian Ismajlin për 30-vjetorin: “Faleminderit për kontributin, më fal nëse të kemi mërzitur

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka uruar përmes një postimi në rrjetet sociale qendërmbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, me rastin e 30-vjetorit të lindjes. Në video, Duka shfaqet përballë Ismajlit, me të cilin zhvillon edhe një bisedë të shkurtër.

“Ardian, gëzuar ditëlindjen! Kjo është një ditë shumë e veçantë për ty, por edhe për ne, pasi vjen pas fitores që arritët ndaj San Marinos. Dua të të falënderoj për kontributin që ke dhënë për Kombëtaren shqiptare”, shprehet Armand Duka.

Të lidhura

None found

“Dua gjithashtu të kërkoj falje për çdo veprim tonin që mund të mos të ketë pëlqyer. Gjithçka e kemi bërë gjithmonë duke menduar për të mirën e ekipit. Jam shumë i lumtur që je pjesë e skuadrës dhe shpresoj të të kemi me vete për sa më gjatë”, vijon presidenti i FSHF-së.

Duka shtoi se Ismajli po kalon një moment të shkëlqyer dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të festimeve edhe në fazën finale.

“Sidomos në formën që je tani, je fantastik. Më e rëndësishmja është që të vazhdojmë të festojmë edhe në finalet”, tha ai.

Ismajli iu përgjigj: “Shumë faleminderit për urimin, president! Është kënaqësi të jem mes jush dhe ta festoj ditëlindjen së bashku me ju. Siç e thatë edhe ju, ndodhemi në një rrugëtim të ri. Shpresojmë ta fitojmë këtë Ligë dhe më pas të kemi mundësinë të ndjekim rrugën drejt rezultateve shumë më të mira.”


sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş