Vedat Muriqi, 32 vjeç, rrit vlerën e tregut me 2.5 milionë euro

Forma e fundit me Fenerbahçen dhe Kombëtaren e Kosovës ka ndikuar në rritjen e vlerës së Vedat Muriqit, i cili tashmë është 32 vjeç.

Të lidhura

None found

Sipas përditësimit më të ri të Transfermarkt, sulmuesi kosovar vlerësohet tani 7 milionë euro. Në vlerësimin e kaluar, shifra ishte 4.5 milionë euro, çka nënkupton një rritje prej 2.5 milionë eurosh.

Muriqi po luan rol të rëndësishëm si te klubi turk, ashtu edhe në përfaqësuesen e Kosovës, ku ka qenë vendimtar në ndeshjet e fundit. Rritja prej 55.5 për qind vjen pas paraqitjeve të tij të fundit.

Megjithatë, vlera aktuale mbetet larg rekordit personal të sulmuesit. Në vitin 2020, kur ishte pjesë e Fenerbahçes dhe po përgatitej të transferohej te Lazio, Muriqi vlerësohej rreth 17 milionë euro.

Në moshën 32-vjeçare, ai ka arritur ta kthejë sërish në rritje vlerën e tij, falë kontributit me klubin dhe kombëtaren. Kjo dëshmon se Muriqi vijon të ketë peshë në tregun e transferimeve, në një moshë kur vlera e shumicës së futbollistëve zakonisht nis të bjerë. /Telegrafi/


Shtuar më 30.09.2026 23:33

sultanbeyli escortpusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetMadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişjojobetholiganbet