Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, mori pjesë së fundmi në forumin e zhvilluar në Kopenhagen të Danimarkës, ku pati mundësinë të fotografohej me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta.
Të lidhura
None found
Pas këtij takimi, Xhaferi shfrytëzoi rrjetet sociale për t’i bërë një kërkesë publike Laportas dhe klubit katalanas: organizimin e një ndeshjeje miqësore mes skuadrave të veteranëve.
Një event i tillë do të sillte të ardhura që mund të arrinin deri në miliona euro për Vllazninë. Interesi i tifozëve për të parë sërish në fushë ish-yjet e gjigantit spanjoll pritet të ishte mjaft i madh, ashtu si edhe vlera e biletave.
Megjithatë, deri tani Joan Laporta nuk ka dhënë asnjë përgjigje lidhur me këtë propozim. Mundësitë që miqësorja të zhvillohet mbeten shumë të vogla.
