VIDEO/ Shqipëria U-19 përmbys Lituaninë në fund, talenti i Tottenham vendos miqësoren me pesë gola

Shqipëria U-19 fitoi 3-2 ndaj Lituanisë në miqësoren e parë, të luajtur në stadiumin e Vorës, pas një përmbysjeje në minutat e fundit.

Trajneri Fatjon Tafaj hodhi në fushë këtë formacion titullar: Raffaele Huli (GK), Kris Gecaj (C), Leon Sylejmani, Spasian Nasto, Dion Vata, Andreas Llana, Serxho Vogli, Rikardo Sheji, Oliver Blini, Alen Vukaj dhe Grei Kuqi.

Të lidhura

None found

Oliver Blini i dha epërsinë kuqezinjve në minutën e 18-të. Lituania u kundërpërgjigj në pjesën e dytë me dy gola, duke kaluar në avantazh.

Në minutën e 90-të, një autogol i Jokubas Ziedelis riktheu baraspeshën. Pak çaste më pas, Armend Muslika depërtoi në zonë dhe fitoi një penallti. Sulmuesi mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit dhe shënoi golin që vulosi fitoren 3-2 të Shqipërisë U-19.

Me këtë sukses në miqësoren e parë ndaj Lituanisë, kuqezinjtë treguan karakter duke reaguar deri në fund. Dy ekipet do të takohen përsëri më 2 tetor, në orën 15:30, në stadiumin e Vorës, për ndeshjen e dytë miqësore.


Shtuar më 30.09.2026 17:51

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişjojobet girişholiganbet