Mbrojtja Civile Kukës: Zjarri në Majën e Rrunës vijon të jetë problematik

Situata e zjarrit në majën e Rrunës, në Kukës,  vijon të mbetet tejet problematike duke vënë në rrezik jetën e banorëve dhe bimësinë në atë zonë.

Lajmin e bëri të ditur Komisioni i Mbrojtjes Civile Prefektura Kukes, përmes një njoftimi.

Megjithë angazhimin e helikopterëve dhe forcave të ushtrisë, duket se moti i nxehtë dhe era po e bejnë të pamundur shuarjen e flakëve.

Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 8 punonjës të pyjores, si dhe 10 forca nga komuniteti.

Në mbështetje të strukturave të bashkisë janë angazhuar dhe 18 forca të Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale Kukës./albeu.com/


Shtuar 15.08.2021 09:46