Qeveria rikthen për miratim projektligjin kundër pastrimit të parave

Qeveria e Kosovës ka miratuar përsëri Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Të lidhura

None found

Gjatë mbledhjes së ekzekutivit, kryeministri Albin Kurti deklaroi se synimi i ndryshimeve është përafrimi i mëtejshëm i kuadrit ligjor të Kosovës me standardet ndërkombëtare dhe ato të Bashkimit Evropian.

Sipas Kurtit, projektligji parashikon harmonizimin e legjislacionit vendor për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit me kërkesat e FATF-së (Financial Action Task Force) dhe të Bashkimit Evropian. Ai tha se përmes ndryshimeve do të përforcohen masat parandaluese, transparenca, kompetencat e institucioneve dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Gjithashtu, nisma synon të përmbushë kërkesat që lidhen me avancimin e Bankës Qendrore të Kosovës drejt anëtarësimit në SEPA (Single Euro Payments Area) dhe të mbështesë integrimin evropian.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se ky projektligj përbën hapin e fundit ligjor që Kosovës i duhet për të plotësuar kriteret e anëtarësimit në SEPA.

Murati shpjegoi se pas miratimit nga Kuvendi do të përmbusheshin të gjitha kushtet për anëtarësimin në SEPA, proces që do të sillte ulje të tarifave për transfertat ndërkombëtare. Sipas tij, kursimet për bizneset dhe bashkatdhetarët që dërgojnë remitanca në Kosovë do të arrinin në 58 milionë euro në vit.

Ministri bëri të ditur se projektligji po shqyrtohet për herë të tretë nga Qeveria. Dy përpjekjet e mëparshme nuk çuan në hyrjen e tij në fuqi.

Ai rikujtoi se herën e parë projektligji ishte miratuar nga Kuvendi, por Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar për shkaqe procedurale që lidheshin me miratimin e tij në seancën e zhvilluar në fund të vitit 2024. Në përpjekjen e dytë, gjatë këtij viti dhe në mandatin e kaluar të Kuvendit, nisma kishte kaluar leximin e parë, ndërsa leximi i dytë nuk ishte përfunduar për shkak të shpërndarjes së Kuvendit.

Pas miratimit të ri në Qeveri, projektligji i është përcjellë sërish procedurës parlamentare. Murati shprehu shpresën se Kuvendi do ta miratojë këtë herë, duke u mundësuar qytetarëve uljen e kostove për transfertat ndërkombëtare.

Miratimi i projektligjit nga Kuvendi pritet të përbëjë fazën e radhës në përmbushjen e kërkesave për anëtarësimin e Kosovës në SEPA.


Shtuar më 30.09.2026 11:43

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş