Mbledhja e Komisionit për Legjislacion është shoqëruar me kritika nga deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, pasi në rendin e ditës nuk ishte përfshirë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Të lidhura
None found
Deliu-Kodra njoftoi se ajo dhe deputeti Përparim Gruda do të largohen nga mbledhja, duke vlerësuar se shqyrtimi i këtij projektligji duhet të ketë prioritet të lartë.
“Për mua është krejtësisht joserioze që të ftohet Komisioni për Legjislacion dhe të trajtohen sot gjashtë pika të rendit të ditës, ndërsa të mos përfshihet ligji për Dhomat e Specializuara. PDK konsideron se në këto rrethana nuk ka prioritet më të madh. Së bashku me zotëri Grudën nuk do të qëndrojmë në mbledhjen e komisionit dhe, pas diskutimit të zotëri Gruda, do ta lëshojmë mbledhjen”, deklaroi Deliu-Kodra.
Sipas Përparim Grudës, Projektligji për Specialen ka rëndësi të veçantë. Ai shtoi se anëtarët e komisionit nuk mund ta kenë të qartë se çfarë do të miratojnë gjatë mbledhjes së thirrur për pikat e tjera.
Ndërkohë, pritet që Aleanca t’i bashkohet PDK-së në largimin nga mbledhja.
