Kurti: Lista e përbashkët e shqiptarëve të Luginës mund të shënojë një moment historik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur marrëveshjen e subjekteve politike shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci për garimin me një listë të përbashkët koalicioni në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi.

Të lidhura

None found

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti deklaroi se ky bashkim përbën një zhvillim të rëndësishëm dhe mund të sjellë një rezultat që do ta kthente marrëveshjen në një ngjarje historike për shqiptarët e Luginës.

“Bashkimi është një hap i rëndësishëm, me synimin për të arritur një rezultat që mund ta bëjë këtë marrëveshje historike për shqiptarët e Luginës, në përpjekjet kundër diskriminimit dhe përjashtimit, si dhe kundër spastrimit etnik administrativ”, u shpreh Kurti.

Ai vuri në dukje edhe dallimin që, sipas tij, ekziston mes të drejtave të komunitetit shqiptar në Serbi dhe atij serb në Kosovë.

“Të gjithë e dimë se ekziston një asimetri e të drejtave, e cila përbën një padrejtësi të eklatant. Serbët në Kosovë kanë të garantuara 10 ulëse nga 120 që ka gjithsej Kuvendi i Kosovës. Me të njëjtën qasje, shqiptarët e Luginës do të duhej të kishin së paku 5 ulëse të garantuara në Parlamentin e Serbisë, i cili ka 250 ulëse”, tha kryeministri.

Sipas Kurtit, parimi i përfaqësimit të garantuar duhet të zbatohet njësoj në Kosovë dhe në Serbi.

“Përfaqësimi i garantuar është një parim që duhet të vlejë si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi”, theksoi ai.

Kryeministri e përshkroi në fund bashkimin politik të shqiptarëve të Luginës si një nismë që kërkon besim të ndërsjellë, punë dhe përkushtim.

“Kjo është një nismë e rëndësishme, e cila duhet të ndërtohet mbi besimin e ndërsjellë dhe përmes shumë punës e përkushtimit”, përfundoi Kurti.


Shtuar më 30.09.2026 11:32

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş