Pas fitores së Shqipërisë, UEFA zyrtarizon rastësinë me vendimin e saj për kuqezinjtë

Sfida e radhës për Shqipërinë do të jetë në transfertën e San Marinos, pikërisht më 29 shtator ora 20:45. Një takim ku fitorja me shumë gola nuk duhet të diskutohet, pasi San Marino mban vendin e fundit (211) në renditjen e FIFA-s.

UEFA ka caktuar gjyqtarin kryesor për raundin e dytë në Ligën e Kombeve. Bëhet fjalë për hungarezin Mihali Kaprali nga Hungaria. Për të është ndeshja e parë zyrtare për kombëtare, teksa është paraqitur në takime miqësore.

Madje debutimi i tij për një sfidë mes përfaqësueseve ishte në vitin 2024 me kuqezinjtë. Asokohe Shqipëria u përball me Azerbajxhanin dhe fitoi 3-1 në “Haladas Stadium”.

Balazs Buzas dhe Peter Kobor do të jenë asistentët për sfidën në San Marino, teksa Marcel Derdak është zgjedhur arbitër i katërt. Skocezi Uilliam Jong do të jetë vëzhgues i UEFA-s, ndërsa delegat është zgjedhur Rodni Pisani.

Shqipëria e mposhti Bjellorusinë me rezultatin 2-0 në stadiumin “Air Albania”. Finlanda ndërkohë është përfaqësuesja që paraqitet si rivali kryesor për vendin e parë në Grupin 1 të Ligës C.

 


Shtuar më 27.09.2026 12:30

sultanbeyli escortJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom