Ernest Muçit nuk i është besuar në Kombëtare, teksa në shumë ndeshje mungesa është raportuar edhe për shkak dëmtimi. Muçi vulosi dje fitoren ndaj Bjellorusisë(2-0), duke shënuar në fundin e pjesës së parë.
Për mesfushorin me tipare sulmuese ishte vetëm takimi i katërt si titullar. Te Kombëtarja rezulton se janë 489 minuta në 18 paraqitje. Pavarësisht minutave me pikatore, Muçi ka realizuar katër gola. Edhe pse duhet thënë se nuk është kjo detyra kryesore për 25-vjeçarin.
Të lidhura
None found
Jo vetëm i shënoi Bjellorusisë në “Air Albania”, por Muçi argëtoi tifozët me një finte për Stavro Pilon në minutën e 62-të. Kavaliu te Bjellorusia u detyrua të shkaktojë faull, për të shmangur vijimin e një aksioni të rrezikshëm.
Kujtojmë se Muçi debutonte nën drejtimin e trajnerit Edi Reja, pikërisht në nëntorin e vitit 2021. Si Reja, por edhe Silvinjo, nuk e kishin në preferenca dhe këtë e tregojnë 5 vitet e mëparshme.

